17:10 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia deklarohet për aksidentin ku u përfshi reperi kosovar Majk!

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, saktësisht në udhëkryqin e rrugës “Rexhep Xheladini”.

Komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytet, Milaim Fejzullahu ka thënë për “Indeksonline” se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Fejzullahut, aksidenti ka ardhur si shkak i mos respektimit të shenjës së komunikacionit në trafik.

Me këtë rast, përkundër insistimit të Indeksonline, Policia nuk e ka mohuar e as pohuar se në këtë aksident ka qenë i përfshirë reperi kosovar, Kastriot Rexha, i njohur si Majki.  Por, sipas burimeve të Indeksonline bëhet e ditur se reperi në fjalë është aksidentuar me veturën e tij të tipit “Porsche”.

Më tutje, Komandanti Fejzullahu ka shtuar se me rastin janë duke u marr njësitet përkatëse të policisë të cilët po shikojnë të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë aksident./Indeksonline/

Përfshihet në aksident trafiku reperi kosovar Majk, ka të lënduar