15:38 / E Enjte, 04 Maj 2023 / k.v

Policia deklarohet për grabitjen e armatosur në Prishtinë

Policia ka konfirmuar grabitjen e armatosur e ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

Pamje nga vendi i ngjarjes: