20:06 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia deklarohet për rrahjen e sotme në stacionin e autobusëve në Pejë

Një përleshje ka ndodhur mes dy të miturve në stacionin e autobusëve në Pejë rreth orës 17:18.

Patrullat policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima m/K/Sh të cilët menjëherë me auto ambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në koke, pas tretmanit mjekësor  është liruar nga spitali.

Hetuesit policor janë duke punuar intenzivishtë në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti./Indeksonline/