17:53 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, dy të lënduar

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve në Pejë.

Indeksonline mëson se në këtë përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa aktualisht nuk ka informacione për motivet e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbetur njolla gjaku ndërkohë policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe është duke e hetuar atë.

Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se rrahja ishte e rëndë dhe ndodhi papritmas./Indeksonline/