09:44 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Policia detyrohet të vras një qen te Kodra e Trimave, sulmoi policët dhe një person

Dje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Indeksonline mëson se Policia e Kosovës është detyruar të vras një qen dje rreth orës 18:00.

Sipas informacioneve që Indeksonline ka, qeni kishte sulmuar një person, ku i kishte shkaktuar lëndime serioze trupore.

Pasi kësaj, qeni kishte sulmuar edhe policët dhe si pasoj e kësaj ata ishin detyruar ta vrisnin atë.

Në foton që ka siguruar Indeksonline, shihet qeni i ngordhur.