22:44 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia dhe Inspektorati në aksion, gjobisin kafiteritë në kryeqytet

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin komunal të Prishtinës kanë ndërmarrë një aksion në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Aksioni në fjalë ka të bëje me inspektimin e lokaleve  të cilat lëshojnë muzikë me zë të lartë në orët e vona, duke i penguar kështu banorët e rrugës ‘Rexhep Luci’ në kryeqytet.

Sipas burimeve të Indeksonline nga ky aksion  tashmë janë gjobitur disa nga lokalet në këtë anë mjaft të njohur dhe të frekuentuar nga të rinjtë.

Duhet shtuar se janë të shumta rastet kur zhurma në lokale të shumta në qytetet e Kosovës bëhen pengesë për banorët e lagjeve, të cilët si pasojë e zhurmës assesi nuk mund të kenë rehati në shtëpitë e tyre./Indeksonline/