09:01 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Policia e arreston një të dyshuar për rrëmbimin e një personi, në Prishtinë

Është arrestuar një person i dyshuar për rrëmbimin e një personi tjetër të gjinisë mashkullore.

Rasti ka ndodhur më datë 13.09.2020 rreth orës 22:00 në lagjen Dardania, në Prishtinë., shkruan Indeksonline.

Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR.

Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndersa i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme./Indeksonline/