14:39 / E Martë, 13 Qershor 2023 / S Z

Policia e bllokon për vetura rrugën kah Lagjja e Boshnjakëve

Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën që çon te Lagjja e Boshnjakëve. Kujtojmë se njësitet speciale dhe ato të KFOR-it janë stacionuar te ura në Mitrovicën e Veriut dhe te “Kërrshi i Dudës”.

Ndryshe pas aksionit të policisë, ku u arrestua drejtuesi i Mbrojtjes Civile, Milun Milenkoviç, i njohur si Lune, serbet e veriut janë mbledhur,  pasi që kishte rënë alarmi i urgjencës.

Ndërsa gjatë arrestimit të Milun Milenkoviç, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast dy nga ta janë të lënduar lehtë.