09:41 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Policia e EULEX-it ndodhet në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negrovc

Nga ora 6 e mëngjesit po qëndrojnë në oborrin e shtëpisë së Jakup Krasniqit  pjesëtar të Policisë së EULEX-it dhe ato të Policisë së Kosovës, në fshatin e tij të lindjes në Negrovc të Drenasit, raporton IndeksOnline.

Ndërsa askush nga familjarët e tij nuk gjendet aty.

Ndërkohë edhe në shtëpinë e tij në Prishtinë, në lagjen Velania nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka filluar aksioni i madh i EULEX-it i koordinuar me Zyrat e Prokurorit të Specializuar.