16:08 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / MSH

Policia e Ferizajt gjobitë maqedonasin për tejkalim të shpejtësisë, 300 euro denim dhe gjashtë muaj heqje patent shoferi

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 15:10 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet SH.L (M/MV) i moshës 24 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patent shoferit).

Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.