75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 04 Maj 2026 / P M

Policia e Ferizajt shqipton 254 gjoba për përdorim telefonit gjatë ngasjes në prill 2026

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit vazhdon të mbetet një nga faktorët kryesorë që kontribuon në shkaktimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit prill 2026, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia rajonale e Ferizajt u apelon të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

 Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.