17:33 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Policia e Gjakovës në zbatim të strategjisë të integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca

Drejtoria Rajonale e Policisë (DRP) Gjakovë, ka mbajt një takim pune lidhur me zbatimin e ‘Strategjia e integruar e policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi’ si dhe ’Planit të veprimit 2021-2025’.  Anëtarët e grupit punues kanë diskutuar rreth modaliteteve dhe detyrave që burojnë nga kjo strategji.

 Në këtë takim pune janë ndarë detyrat, është caktuar monitorimi i zbatimit të këtyre detyrave dhe obligimeve në kuadër të kësaj strategjie. Strategjia ndër të tjera parasheh aktivitete që lidhen kryesisht me partneritetin polici-komunitet dhe format e bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit në përgjithësi.