11:17 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Policia e Inspekcioni në aksion, Tahiri porosit qytetarët: Mos e largoni maskën

Situata me numrin e të prekurve me Covid në vend, ditëve të fundit ka filluar të jetë shqetësuese, për shkak të numri të lartë të personave që brenda ditës preken nga virusi corona, raporton IndeksOnline.

Hiç më larg se dje u shënuan 281 raste të reja, ndërsa u shënuan edhe 4 vdekje.

E në lidhje me këtë situatë institucionet e vendit janë mobilizuar , duke kërkuar nga qytetarët që të respektojnë me përpikëri ligjin anti-Covid.

Pikërisht për këtë cështje  drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, dy fotografi në të cilat shihen policia së bashku me inspektorët, të cilët kanë dal rrugëve të qytetit për të parë zbatimin apo jo të këtij ligji.

Tahiri me këtë rast ka pasur vetëm një porosi për qytetarët: Mos e largoni maskën