21:08 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Policia e Inspektorati sërish te Bon Vivanti në Prishtinë

Pas orës 20:00 pjesëtarë të policisë së Kosovës bashkë me Inspektoratin ua kanë mësyrë lokaleve të kryeqytetit. Ata janë parë edhe tek lokali “BonVivant”, i cili u pati mbyllur para disa ditësh.

Të njëjtit kanë dalë për të parë nga afër se sa po respektohen masat anti-Covid në vendin tonë.

Ditëve të fundit dukshëm është rritur ndjeshëm aktiviteti i inspektorëve.

Vlen të përmendin faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 11 raste të vdekjes nga Covid19 si dhe 259 raste të reja./IndeksOnline/