17:29 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia e konfirmon arrestimin e Sadri Ramabajës

Policia e Kosovës  e ka konfirmuar se ish-kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja është ndaluar dje në pikën kufitare të Durrësit.
Ramabaja është i dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përgatitje të vrasjeve të përfaqësueseve të lartë.

“Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritetet e Shqipërisë, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ramabaja dyshohet se ka pasur pasaportë dhe leje qëndrimi franceze të falsifikuar.

Ai ka pasur të paraqitet në Prokurorinë Speciale ditën e hënë.

Lajmi.net nga burimet brenda policisë merr vesh se Sadri Ramabaja ka synuar të ikë në Itali.