18:46 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / Blerim

Policia e konfirmon vjedhjen në Albi Market, dyshohet se u bë nga dy persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikoi pak më parë IndeksOnline për  një vjedhje që ka ndodhur tek Albi Market që ndodhet tek “Santea”

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 Ahmeti ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.​

Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se hajnat kanë arritur që vjedhin paratë nga arka e këtij marketi. Ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë refugjatë në Kosovë.