14:13 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 23 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Tetnë prej 23 personave të arrestuar sipas raportit të Policisë kanë qenë të kërkuar sipas urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente, ku të njëjtit menjëherë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërsa ndër të arrestuarit figurojnë edhe dy personat që janë të dyshuar për vrasjen në fshatin Plloçicë të Malishevës ku të vrarë mbetën dy vëllezër.

Në raportin e policisë thuhet se PK-ja ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, ku gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishek, një pushkë gjuetie dhe një armë e ftohët-thikë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/