11:14 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen të dyshuarit që rrahën dy shqiptarë në Novi Sad

Policia e Serbisë ka identifikuar sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Pas identifikimit policia ka arritur të arrestojë katër të dyshuar dhe kjo gjë është konfirmuar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton Indeksonline.

Stefanoviq ka deklaruar se janë identifikuar edhe persona të tjerë që morën pjesë në një zënkë tjetër që ka ndodhur në Beograd.

Ndryshe dy të rinj shqiptarë ishin sulmuar natën e së shtunës në Novi Sad përderisa njëri nga të lënduarit, Çlirim Maloku thuhet të jetë në rrezik për jetë dhe po vazhdon kurimin në spitalin Vojvodinës. Kurse i riu tjetër me inicialet G.B është në gjendje më të mirë shëndetësore./Indeksonline/