09:08 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston 31 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona gjatë 24 orëve të fundit. Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e Kosovës për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit 19 janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/