13:52 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston djalin e bashkëpunëtorit të Aleksandër Vuçiqit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në komunën e Leposaviqit. Indeksonline mëson se forcat e sigurisë kanë prangosur Sasha Milojeviç, djalin e politikanit të njohur të veriut, Zoran Milojević – i njohur si ‘Zelja’.

Ky i fundit njihet si njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit  të Serbisë në veriun e Kosovës.

Burimet e njëjta tregojnë se arrestimi i këtij personi erdhi pasi tek i njëjti kishte dyshime për implikim në disa grupe kriminale. Bastisja nga Njësitet Speciale është kryer në kafiterin “Tom”.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti ka konfirmuar se një person i dyshuar është shoqëruar për në stacionin e policisë.

“Sektori i hetimet kundër narkotikëve janë mbështetur nga drejtoria rajonale e veriut. Me urdhër të gjykatës i kemi kryer bastisjet, hetueset e sektorit të drogave kanë vazhduar hetimet e një rasti të mëhershëm. Një personi i është marrë deklaratë por sipas informacione dhe me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë ai.

/Indeksonline/Alban Muhaxheri/

Temat: