16:43 / E Premte, 25 Shtator 2020

Policia e Kosovës e kërkon këtë person, kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohet

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • PËRPARIM (Ali) OSMANAJ  i lindur me 24.02.1973  në DURRËS- SHQIPËRI.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale:

  • “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: