20:14 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës e kthen në 8 orë orarin e punës për pjesëtarët e saj

Policia e Kosovës ka hequr planin 12 orësh të punës për pjesëtarët e saj, transmeton Indeksonline.

Vendimi është marr dje pas gjashtë ditësh ku pjesëtarët e Policisë së Kosovës punuar me orar të zgjatur.

Vendimi për zgjatjen e orarit të punës, sipas burimeve të Indeksonline, ishte marr për shkak të mundësisë që Kosova të pranohet në Interpol, por më të dështuar në këtë rrugë, plani i punës është kthyer në normalitet./Indeksonline/