13:21 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës e mrekullueshme edhe në futboll

Policia e Kosovës sot ka mbajtur një turnir në futboll, me rastin e shënimit të Përvjetorit Jubilar, të themelimit të Policisë së Kosovës.

E ata përveç që po arrijnë me punën e tyre të na bëjnë të ndihemi të sigurt ata sot na bënë edhe të ndihemi krenarë, e të relaksuar me lojën e bukur që e kanë bërë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë turne kanë marrë pjesë 17 ekipe futbolli, por ky turnir nuk është i vetmi sepse për nderë të përvjetorit të 20-të do të mbahen gara edhe në volejboll, atletikë (vrapim), ping-pong.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se tash e 20 vjet policia në mënyrë të suksesshme po u shërben qytetarëve të Kosovës.

“Ky shënim i këtij përvjetori është i veçantë për ne, meqenëse është 20 vjetori dhe kemi planifikuar disa aktivitete të shumta. Mund të them që garat sportive janë gjëja më e mirë e mundshme që mund t’u ndodhë policëve, përveç asaj zyrtares, ne tregojmë që jemi njerëz, jemi banorë të këtij vendi, pjesëtarë të komunitetit dhe normalisht që varësisht hierarkisë komanduese që e kemi, ne garojmë në mes vete në lojë, në futbollit, volejbollit, ping-pong e sporte të tjera, me të vetmin qëllim, që të shoqërohemi që është qëllimi kryesor. Po ashtu, edhe të shënojmë këtë ditë që për ne është e një rëndësie të veçantë”, tha ai./Indeksonline/.