18:07 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës: Emin Beqiri nuk ka qenë i përfshirë në asnjë lloj arratisje

Policia e Kosovës ( PK ) me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot, në gazetën ”NewBorn” me titull Ish-shefi i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, i arratisur për fajde”, reagon ndaj këtij shkrimi të pa vërtetë dhe sqaron se;

Shkrimi i tillë nga ky medium, i cili etiketon zyrtarin e Policisë së Kosovës, nuk është i drejt, andaj ju ri konfirmojmë se zyrtari i apostrofuar (Emin Beqiri), nuk ka qenë fare i përfshirë në rast dhe nuk ka të bëjë me asnjë lloj arratisje të tij siç pretendohet nga mediumi.

Policia e Kosovës përmes komunikatës zyrtare të titulluar  “Arrestohen pesë persona lidhur me dyshimet për përfshirje në vepra penale “Fajdeja, Detyrim dhe Mashtrim”, i ka bërë publike të gjitha detajet rreth operacionit të realizuar sot, duke përfshirë edhe inicialet e pesë (5) personave të arrestuar dhe dy (2) të tjerëve në kërkim, të cilët janë:

  • I. O.   viti i lindjes 1964 – M/Sh/K
  • I. B.    viti i lindjes 1969 – M/Sh/K
  • A.Th. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K
  • M.M. viti i lindjes 1980 – M/Sh/K
  • Rr.H. viti i lindjes 1979 – M/Sh/K
  • E. L. mbetet në kërkim policor
  • Z. J.  mbetet në kërkim policor

Andaj Policia e Kosovës inkurajon të gjitha mediat, e në veçanti gazetën e potencuar lartë që para lansimit të informacioneve të tilla të iu drejtohet kompetentëve për sqarimin dhe marrjen e detajeve të sakta, në mënyrë që të evitohen gabime që mund të cenojnë integritetin qoftë të individëve apo institucioneve në përgjithësi.

Me respekt,

Zyra për Informim e PK-se

DPP-Prishtinë