09:35 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

Policia e Kosovës jep detaje për kamarierat që u therën në Prishtinë, kjo është gjendja shëndetësore e tyre

Gjatë ditës së djeshme, Indeksonline raportoj se të premtën mbrëma në një lokal në Prishtinë, dy kamariera janë therur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin që ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”, transmeton Indeksonline.

“Raportohet se në një lokal ka ndodhur një konflikt fizik me ç’ rast tre persona të dyshuar meshkuj/Kos. kanë sulmuar me thikë dy kamerier meshkuj /Kos. të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Organet kompetente po vazhdojnë ta hetojnë rastin./Indeksonline/