15:02 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarit Tim Kajtazit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen dhe arrestimin  e Tim Kajtazit, i cili dyshohet se i ka kryer disa vepra penale. Policia e ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshyar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Tim Kajtazi dyshohet se ka kryer  veprën penale lëndim i lehtë trupor, posedim narkotikësh  dhe substanca psikotrope ose analoge, dhunë në familje si dhe shmangie nga pagest e trafiave të detyrueshme doganore.

I dyshuari Kajtazi kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor./Indeksonline