13:37 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës, kërkon ndihmë për të arrestuar Haki Gjocajn

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


Personi i kërkuar është:
HAKI (Fetah) GJOCAJ i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:


1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”


Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.