14:53 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për të kapur Bashkim Hotin

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:


BASHKIM (Gani) HOTI i lindur me 09.12.1975 Klinë.


I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:


3- (tri) raste për veprën penale “MASHTRIM”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.