19:38 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Policia e Kosovës nuk ndalet, e bastisë sërish argjentarinë që lidhet me grabitjen në Suharekë

Mbrëmjen e së dielës Indeksonline ka raportur se pjestarët e Njësisë Speciale Intervenuese kanë bastisur për të tretën herë argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Para disa ditëve pronari i kësaj argjendarie Trim Baraku, është arrestuar për bashkëpunim me grupin të cilët kanë kryer grabitjen në Suharekë.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Më poshtë mund të ndiqni video nga ky aksion i sotëm: