75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës ofron 5 mijë euro shpërblim nëse jepni këtë informacion

Policia e Kosovës ofron shpërblim 5 mijë euro për cilindo që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.

Kjo kërkesë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe  aktualisht gjenden në arrati.

Deri tani policia ka identifikuar dhe  i ka futur në kërkim policor tre  persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë.

Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në info@kosovopolice.com.             

Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konifidencë të plotë.

Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:

– Kastriot (Xhevat) Shala ilindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.

– Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim  rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine.

– Ridvan (Rexhep) Ademi  i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës.