75 Mall Live Search
13:00 / E Premte, 18 Korrik 2025 / mp

Policia e suspendon një zyrtar policor në Gjakovë, dyshohet për rrjedhje të informatave zyrtare

Drejtoria rajonale në Gjakovë pas veprimeve operative – hetimore
me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare.


“Lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë

Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me përformancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve
policorë.