11:39 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës vëzhgon aksionin e Njësisë Speciale të EULEX-it

Afër zyrave të OVL të UÇK-së, tani ka arritur edhe Policia e Kosovës, raporton IndeksOnline.

Ndonëse nuk është përfshirë në aksionin bashkë me EULEX-in, ajo po qëndron në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast nevoje.

Deri tani, Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar vetëm me EULEX-in, ku dje ndodhi arrestimi i parë nga kjo gjykatë./IndeksOnline/