10:01 / E Diele, 26 Janar 2020

Policia e Londrës do të vendosë në qytet kamera për njohjen e fytyrës

Kamera për njohjen e fytyrës do të vendosen në gjithë qytetin e Londrës, me arsyetimin e policisë që teknologjia do t’i ndihmojë më shumë.

Kamerat do të vendosen në vende ku ka më shumë tursit, siç janë qendrat tregtare. Këto kamera do t’i skanojnë fytyrat dhe do t’i identifikojnë personat e kërkuar, transmeton Indeksonline.

“Si forcë moderne policore, unë besoj se ne kemi për detyrë të përdorim teknologji të reja për t’i mbajtur njerëzit në Londër” u deklaruan nga policia.

Mirëpo ky veprim nuk po pritet mjaftë mirë nga të gjithë, pasi që po cilësohet si sulm ndaj privatësisë./Indeksonline/.