75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Policia e Zvicrës kap një klan të madh të drogës, arreston 200 persona

Autoritetet e Cyrihut kanë realizuar me sukses një aksion kundër tregtisë ndërkombëtare të drogës. Ata zbuluan një organizatë kriminale nga Nigeria.

Më shumë se 200 persona u arrestuan në Zvicër dhe vende të tjera evropiane, ndërsa u sekuestruan rreth 115 kilogramë kokainë, 15 kilogramë marijuanë si dhe 850 mijë franga zvicrane.

Sipas njoftimit, kokaina u shpërnda dhe u përgatit për rishitje në vende të ndryshme në Zvicër.

Organizata shfrytëzonte me pagesë postierët për të shpërndarë drogën në vende të ndryshme në Zvicër./Indeksonline/