11:47 / E Hënë, 05 Prill 2021 / OSH

Policia e Zvicrës sekuestron tetë vetura, bënin zhurëm të madhe në qytet

Policia zvicërane ka ndaluar tetë vetura në qytetin e Thunit. Poashtu, shoferët e veturave janë ftuar për intervistim nga policia në Zvicër.

Arsyeja e ndalimit të këtyre veturave është bërë sepse ato po bënin zhurëm të madhe në qytet.

Automjetet janë dërguar në qendrën e inspektimit të trafikut ku do të kontrollohen teknikisht.

Ndaj drejtuesve të makinave pritet të ngritet akuzë për shkaktimin e panevojshëm të zhurmës dhe për shkeljen e Aktit të Trafikut Rrugor./Indeksonline/