09:05 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia fillon konfiskimin e kutive të votimit në Katalonja

Ministria e Brendshme njofti se policia kombëtare spanjolle ka filluar të konfiskojë kutitë dhe fletët e votimit nga qendrat e votimit në Katolonja.

Ky veprim ndodhi pasi disa votues filluan të hedhin votat e tyre në referendumin e diskutueshëm të pavarësisë së Katalonjës të dielën.

“Policia është duke u përleshur me votuesit, ku dhjetëra policë po përdorin mburoja për t’i larguar njerzit. Ndërsa, votuesit po këndojnë ‘ne jemi njerëz të paqesë’ dhe ‘nuk kemi frikë’ “, tha një dëshmitare për Reuters.

“Poashtu disa automjete të blinduara të policisë dhe një ambulancë janë afër vendvotimeve”, tha dëshmitarja./AktivPress