14:45 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / k.v

Policia gjen drogë në veturën të cilën e ndaloi për kontroll

Në orët mesditës së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike në sasi prej 0.4 gram.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi F. B.,21-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.