09:53 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia gjen në rrugë një person të lënduar rëndë

Mbrëmë rreth orës 22:40, një patrullë policore përderisa po patrullonte në rrugën “De Rada” në Prizren, ka hasur në një person të lënduar.

Me këtë rast policia ka njoftuar menjëherë emergjencën, por duke parë se viktima kishte rrjedhje gjaku dhe për të mos humbur kohë ai është dërguar me automjet të policisë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku edhe i është nënshtruar trajtimit mjekësor, transmeton Indeksonline.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se ka ndodhur një përleshje në mes të tre personave.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, një i dyshuar është arrestuar dhe është ndalur në mbajtje mbi bazën e dyshimit se i njëjti ka shkaktuar lëndim të rënd trupor./Indeksonline/