11:21 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia gjen çantë me thika brenda në një bodrum në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në bodrumin e një objekti në Fushë Kosovë nga të dyshuar të panjohur është lënë një çantë krahu, brenda së cilës kishte disa thika dhe një maskë të zezë.

“Raportohet se në bodrumin e një objekti nga të dyshuar të panjohur është lënë një çantë e dyshuar krahu. Pas verifikimit nga policia brenda në çantën ka pasur: një maskë të zezë, një thikë e zezë ushtarake me këllëf, 4 (katër) thika të vogla dhe një këllëf i thikës prej lëkurës”, thuhet në raportin policor.

Rasti është klasifikuar si armëmbatje pa leje.