16:38 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia gjen në veri të Mitrovicës sasi të mallit pa dokumente

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion Mitrovicë-veri ka siguruar informacione se në Fshatin Zherevnicë – Zveçan gjendet një depo ku në të ka mallra komerciale të ndryshme për të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri  kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan ,  dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin  Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë është  kryer kontroll në depon në fjalë.

Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.

Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit  nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor.

– Verë Chardanay 192 shishe , – Verë Krstac 360 shishe  , – Verë Vranac 3396 shishe , – Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse , – Rafta metalik 9 (nëntë) cope , – Fotokopje Color 9 (nëntë) cope , – Kompresor 1 ( një ) cope ,  – Vaj motorik 15ë40 – 2915 lit. , – Vaj hidraulik HL68 – 300 lit. , – Tretës Nitro – 14.628 lit. , .

Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë.

Temat: