10:09 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Policia gjen një person pa shenja jete, në Lipjan

Policia e Kosovës në Lipjan, dje ka gjetur një person pa shenja jete. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore si edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë, transmeton IndeksOnline.

“Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin policor.

Ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.  /IndeksOnline/