09:38 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia gjermane heton policet femra me profile joshëse

Nën hetime policet femra në Gjermani për profile joshëse në profilet e instagramit me uniformë. E enjte, 5 shtator 2019 – 9:23albinfo.ch

Policia gjermane ka nisur një hetim të brendshëm për policet femra, të cilat duket se e kanë përdorur uniformën për të krijuar famë me profile joshëse në Instagram.

Disa prej tyre kanë arritur një nivel fame shumë të madhe, me dhjetëra mijëra ndjekës. Por kjo dukuri nuk është vetëm në Gjermani dhe jo vetëm në profesionin e policeve. Infermieret, mësueset e mjeket janë po aq të përfshira, me hashtag #shecandoboth, transmeton, Top Chanel.

Në gjithë botën është përhapur trendi i rrjeteve shoqërore ku vajza e gra të bukura postojnë foto me uniforma përbri fotove tepër seksi, prej të cilave kanë fituar shumë vëmendje e klikime.

Hetimi ka nisur mbi faktin se përdorimi i uniformës jashtë qëllimeve të policisë mund të quhet abuzim me detyrën.