75 Mall Live Search
15:56 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia gjobisin një femër për ngasje të ngadaltë!

Nuk është e zakonshme të dëgjojmë për dënime që kanë të bëjnë me ngasje nën kufirin e shpejtësisë. Por kjo është një rrezik sigurie që policia në Kanada e merr seriozisht, veçanërisht kur ndodh në Ontario Highway 401 – autostrada më e ngarkuar në Amerikën e Veriut.

Të mërkurën mbrëma, Policia Provinciale e Ontario (OPP) pranoi thirrje nga shoferët e zemëruar, për një makinë që ngiste me ritëm breshke në Highway 401.

Prapa timonit ishte një grua 47-vjecare, e cila po ngiste makinën me shpejtësi 40 km/orë në korsinë e jashtme. Me sa duket, ajo mendonte se kufiri i shpejtësisë ishte 50 km/orë. Në fakt ajo ishte shumë gabim – shpejtësia në të vërtetë ishte 100 km/orë.

Ajo u dënua nga policia për mosbindje të shenjave rrugore, rrezikim trafiku dhe sigurisht ngasje me një shpejtësi shumë të ngadaltë. /IndeksOnline/