Policia godet auto-sallonet
Cak i operacionit të gjerë të Policisë së Kosovës që po zhvillohet në rajonin e Ferizajt janë auto-sallonet, raporton Indeksonline.
Shumë auto-sallone janë bastisur nga policia me dyshimin se në to ka vetura të vjedhura, të pa doganuara dhe pa dokumente.
Operacioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdon edhe në mesditë.
Deri tani zyrtarët policor nuk kanë dhënë shifra për numrin e auto-salloneve të kontrolluara as për konfiskimin e veturave.
Deri të ky operacion, policia ka ardhur pas hetimeve disa javore dhe pranimit të informatave që dërgojnë në dyshim të bazuar./Indeksonline/