10:17 / E Mërkurë, 24 Prill 2019

Policia has në një person agresiv në Klinë, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje në mesditë një person në Klinë. I njëjti nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë për dhënien e dokumentacionit personale për identifikim.

Të njëjtin zyrtarët policorë e kanë sjellë në stacion policor për intervistim dhe verifikim.

I dyshuari gjatë gjithë kohës ka qenë agresiv duke i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/