16:40 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia heton rastin e sulmit ndaj gjyqtarit anësor, i cili u goditë me një monedhë

Policia është duke u marrë me incidentin, ku shihet gjyqtari anësor duke u sulmuar me një monedhë në ndeshjen e kampionatit skocez mes Livingston dhe Rangers.

Calum Spence, gjyqtari anësor i kësaj ndeshje ishte i vendosur para tifozëve të Rangers, u goditë në kokë nga një monedhë në humbjen, 0-1 të Livingston nga Rangers në ”Tony Macaroni Arena”.

Pas këtij incidenti, gjyqtari anësor mori tretman mjekësor në zonën teknike për një lëndimin që sipas policisë ishte i lehtë, dhe ai ishte në gjendje ta vazhdonte lojën, transmeton IndeksOnline.

Craig Smith, zyrtar i stadiumit, pas ndeshjes tha: ”Ky është një incident shokues dhe nuk është lloj i sjelljeve që ne e presim nga tifozët skocez këtu”.

”Nuk do t’i tolerojmë sulmet e kësaj natyre. Tani synojmë që përmes pamjeve, ta gjejmë atë që e bëri këtë vepër”.

”Gjithashtu, do të doja t’i pyesja të gjithë ata që kanë informata të na asistojnë në hetimet tona lidhur me këtë rast”.

”Dhe gjithashtu do të doja t’i pyesja të gjithë nëse kanë ndonjë foto ose pamje të këtij incidenti që ta sjellnin në polici”./IndeksOnline/