Policia i gjen një kallashnikov në shtëpi të një personi afër Skenderajt
Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri të llojit AK-47 gjatë kontrollit të një shtëpie në fshatin Vitak të Skenderajt.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 1 korrik 2026, rreth orës 16:30, transmeton IndeksOnline.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të tipit AK-47, një karikator dhe një fishek.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “Posedim ilegal të armës”, ndërsa procedura vazhdon në procedurë të rregullt.

