09:52 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Policia identifikon të dyshuarin që gjuajti me armë në natën e Vitit të Ri, në Viti

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur në se rrugën “Muhamet Muharremi” mbrëmë është gjetur një gëzhojë e revoles e cal. 9 mm , shkruan IndeksOnline.

Njësiti policor ka arritur të identifikonte të dyshuarin mashkull kosovar i cili në natën e Vitit të Ri kishte shtënë me armë.

Ai e ka dorëzuar në polici armën me gaz dhe 40 fishekë të së njëjtës armë.

“Rr. ‘Muhamet Muharremi’, Viti 05.01.2021-21:00. Raportohet se në rrugë është gjetur një gëzhojë e revoles e cal. 9 mm . Njësiti policor pas marrjes se informatave ka arritur të identifikonte të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në natën e Vitit të Ri kishte shtënë me armë. I dyshuari ka dorëzuar armën me gaz dhe 40 fishekë të së njëjtës armë . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/