18:31 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia intervenim me sprej, lëndohen disa qytetarë

Policia e Kosovës tashmë është duke kontrolluar gjendjen në pikat ku po shiten biletat për lojën Kosovë- Maltë.

Qytetarët e revoltuar nga pritjet e gjata kanë nisur edhe të krijojnë tollovi, çka se është dashur edhe intervenimi i pjesëtarëve të policisë, të njëjtit kanë përdorur edhe sprej gjatë ndërhyrjeve, saktësisht në pikën  në lagjen Dardania.

Indeksonline është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, ndërsa siç mund të shihni nga intervenimi i policisë me sprej janë lënduar disa persona ku edhe po u jepet ndihma./Indeksonline/