08:32 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Policia izraelite përplaset me besimtarët palestinezë brenda xhamisë Al-Aqsa, 205 të plagosur

Policia izraelite qëlloi me plumba gome dhe granata trullosëse drejt të rinjve palestinezë të cilët ishin mbledhur në majën e kodrës përreth xhamisë mëngjesin e të premtes, më 7 maj për lutje, ndërsa shumë qëndruan për të protestuar kundër dëbimeve në qytet në thelb të konfliktit Izraelo-Palestinez.

Të paktën 205 palestinezë dhe 17 oficerë u plagosën në përleshjet gjatë natës në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit dhe rreth Jeruzalemit Lindor, thanë mjekët palestinezë dhe policia izraelite.

Tensioni është rritur në Jeruzalem dhe në Bregun Perëndimor gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Jordaninë bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje teksa shprehën alamrin për dëbimet e mundshme.

Policia përdori ujë në automjete të blinduara për të shpërndarë disa qindra protestues të mbledhur pranë shtëpive të familjeve që përballen me dëbime të mundshme.

“Nëse nuk qëndrojmë me këtë grup njerëzish këtu, dëbime do vijnë në shtëpinë time, shtëpinë e saj, shtëpinë e tij dhe te çdo palestinezi që jeton këtu,” tha protestuesi Bashar Mahmoud, 23 vjeç, nga Palestina.

Një zyrtar i Aqsa bëri thirrje për qetësi në kompleks përmes altoparlantëve të xhamisë.

 “Policia duhet të ndalojë menjëherë të shtënat me bomba goditëse ndaj adhuruesve dhe të rinjtë duhet të qetësohen dhe të jenë të qetë!”

Policia izraelite përplaset me besimtarët palestinezë brenda

Sipas raportimeve nga Shërbimi i ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, 108 nga palestinezët e plagosur u dërguan në spital, shumë prej të cilëve ishin goditur me plumba gome.

Njëri nga të plagosurit humbi një sy, dy pësuan plagë të rënda në kokë dhe dy kishin thyer nofullat, tha Gjysmëhëna e Kuqe. Shumica e lëndimeve të tjera ishin të lehta, shtoi ai.

Një zëdhënëse e policisë tha se palestinezët kishin hedhur gurë, fishekzjarre dhe sende të tjera ndaj oficerëve, dhe rreth 17 të plagosur kërkonin trajtim mjekësor në spital.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai “e konsideroi (Izraelin) përgjegjës për zhvillimet e rrezikshme dhe sulmet mëkatare që po ndodhnin në qytetin e shenjtë” dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB të mbajë një seancë urgjente mbi këtë çështje.

Dhuna është rritur gjithashtu në Bregun Perëndimor , ku dy të armatosur palestinezë u vranë dhe një i tretë u plagos të premten, pasi ata hapën zjarr në një bazë Izraelite, tha policia. Pas këtij incidenti, ushtria e Izraelit tha se do të dërgonte trupa shtesë luftarake në Bregun Perëndimor.